Skënderbeu fiton lehtë me Korabin

15/04/2017 00:00

Ashtu siç pritej, Skënderbeu mori një fitore të lehtë ndaj Korabit për të shkurtuar për momentin në 2 pikë diferencën me Partizanin kryesues në Kategorinë Superiore.

Skuadra korçare e mbylli sfidën me atë dibrane me rezultatin e pastër 3-0.

Kampionët e vendit e gjetën shpejt golin e avantazhit me anë të Jashanicës që në minutën e 10 dërgoi në rrjetë një top të goditur me kokë.

Në pjesën e dytë të besuarit e Ilir Dajës shënuan edhe 2 herë të tjera. Salihi ishte ai që e çoi rezultatin në 2-0, ndërkohë që Nimaga me një gjuajtje në kufi të zonës bëri që portieri i Korabit të mposhtej për të tretën herë me Skënderbeun qe arriti të marrë këtë 3 pikësh mjaft të vlefshëm.

Top Channel