Pescara e lehtë për Juventusin, Atalanta ndal Romën

15/04/2017 00:00

Juventusi nuk ka pasur asnjë vështirësi për të mposhtur vendin e fundit në renditje të Serie A, Pescara-n, me rezultatin e pastër 0-2.

Higuain ishte njeriu i ndeshjes duke realizuar të dy golat që në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta bardhezinjtë menaxhuan rezultatin duke mos humbur shumë energji në këtë ndeshje.

Ndërkohë, Roma nuk mundi të marrë më shumë se një barazim 1-1 edhe pse luante në fushën e saj në ndeshjen ndaj Atalantës.

Empoli befasoi Fiorentinën duke e mposhtur 1-2 në Firence, ndërsa edhe Lazio nuk mundi të fitonte në transfertën e Genoa-s, duke e mbyllur ndeshjen në barazim 2-2.

Top Channel