“Golazo” i David Villa-s

15/04/2017 00:00

David Villa ka diçka më shumë për të qenë krenar. Sulmuesi spanjoll në moshën 35-vjeçare ka shënuar një gol të “çmendur” në ndeshjen mes New York Cityt dhe Philadelphia Union në Major League Soccer duke shënuar emrin e tij në historinë e këtij kampionati.

Villa si një snajper i vërtetë në këtë ndeshje gjuajti topin nga mesi i fushës duke e dërguar atë në rrjetën e portës kundërshtare, diçka që askush nuk e kishte realizuar më parë në ligën amerikane të futbollit.

Për më tepër, për Villa-n ky ishte goli  i 45 që nga transferimi i tij te skuadra njujorkeze. Ai që u shfaq më entuziast për këtë kryevepër të David Villës ishte Andrea Pirlo, i cili theksoi se ishte goli më i bukur që ai kishte parë gjatë karrierës së tij.

Top Channel