Besart Berisha, në histori. 100 gola në Australi

14/04/2017 00:00

Besart Berisha ka fituar me meritë një vend nderi në Ligën australiane, për shkak të numrit të madh të golave dhe protagonizmit absolut në vitet e fundit.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, tashmë në radhët e përfaqësueses së Kosovës, u bë lojtari i parë  që arrin shifrën e 100 golave në “A-League”.

Arritja historike e futbollistit të lindur në Prishtinë erdhi në suksesin e Melbourne Victory ndaj Central Coast Mariners, teksa sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 80 golin e vetëm.

Goli i parë i Besart Berishës në kampionatin australian erdhi në “Allianz Stadium”, në përballjen kundër Sidneyt në vitin 2011. Mesatarja e lojtarit ishte gjithnjë e shkëlqyer, deri në golin e 100-të në ndeshjen e 155-të të luajtur.

Berisha nuk shënonte që prej 11 marsit dhe goli e ndihmon të përforcojë kreun e shënuesve më të mirë këtë sezon, ndërsa ndjek një tjetër “Këpucë të Artë”.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel