Champions, Real e Juve pretendentë. Barça zbret nga podiumi

13/04/2017 00:00

Dy finale potenciale u zhvilluan tashmë, por sinjale të qarta në Champions League erdhën edhe nga “Signal Iduna Park”, me surprizën e bukur Monaco në turneun elitar të futbollit të klubeve.

Shpeshherë në çerekfinale ndërtohet rruga që të çon te titulli, e në këtë aspekt, Real Madrid dhe Juventus i përforcuan kuotat e tyre për edicionin e këtij viti.

Pas 7 ditësh do të vijnë konfirmime apo përmbysje të mëdha, siç na mëson e kaluara e afërt në “Camp Nou”, por ndërkohë formacioni “merengues” është i pari në baste dhe kuota për të fituar Champions League.

Kandidati kryesor për ta fituar titullin është Real Madrid, me kuotat që variojnë ndërmjet 2.80 dhe 3.00. Kjo është ulur ndjeshëm pas suskesit 2-1, që skuadra e Zinedine Zidane regjistroi ndaj bavarezëve në “Allianz Arena”.

Disfata në “Juventus Stadium” e nxjerr jashtë podiumit të favoritëve Barcelonën, duke vendosur të dytën skuadrën torineze. Juventus kuotohet me 4.04 dhe me gjasa të mëdha që të fitojë Championsin.

Atletico Madrid pozicionohet i treti në këtë listë parashikimesh, por jo pak vlerësime po merr edhe Monaco. Të gjithë prisnin që Paris SG të ecte kaq shumë, por surpriza po vjen nga ekipi i Principatës dhe talenti Mbappé.

Top Channel