“Europa League”, kaos mes tifozëve përpara Lyon-Besiktas

13/04/2017 00:00

Ndeshja e Europa League, mes Lionit dhe Beshiktashit ka nisur të luhet me rreth 40 minuta vonesë, pas trazirave që shkaktuan tifozët përpara nisjes së saj.

Ndeshja ishte parashikuar të niste në orën 21:05 si të gjithë të tjerat, por është shtyrë pasi disa tifozë uzurpuan fushën për t’iu shpëtuar përplasjeve me tifozë kundërshtarë në “Stade des Lumieres”.

“Flakadanë dhe fishekzjarre u hodhën nga pjesa e sipërme e tribunave të tifozëve, duke detyruar disa prej tyre që t’u shpëtonin duke zbritur në fushën e blertë”, shkruhet në “Twitter”-in e klubit të Lionit, që shtonte se ndeshja gjithsesi do të luhej.

Incidentet vijnë vetëm dy ditë pas shpërthimeve që u shkaktuan pranë autobusit të Borussias së Dortmundit, përpara sfidës së kësaj të fundit në Champions League ndaj Monacos në Gjermani, e që u shty brenda 24 orëve të ardhshme.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel