Një film për gjenocidin armen

13/04/2017 00:00

Yje të kinemasë e figura të tjera të njohura me origjinë armene zbarkuan në “Hollywood” për dramën e Luftës së Parë Botërore, “Premtimi”, të fokusuar te masakra e të krishterëve armenë gjatë asaj periudhe të errët.

Aktorët kryesorë janë Oscar Isaac, i cili interpreton një student armen në degën e Mjekësisë, dhe Christian Bale, që vjen në rolin një korrespondenti amerikan.

Të dy ata janë rivalë në dashuri, sepse kanë ndjenja për të njëjtën grua. Historia zhvillohet në sfondin e hyrjes së Perandorisë Osmane në luftë, e më pas vrasjes masive të të krishterëve armenë.

Filmi është i pari prodhim me buxhet të madh kushtuar atij, që disa vende të botës dhe vet Papa Françesku e kanë përshkruar si gjenocidin e parë të shekullit të XX, por që vet Turqia refuzon ta njohë si të tillë.

Numri i armenëve të krishterë të masakruar asokohe është subjekt debatesh të vazhdueshme nga historianët, organizmat armene e grupe të ndryshme fetare. Veç pjesëtarësh të tjerë të komunitetit armen në Los Angeles, në premierë ishin të pranishme edhe Kim dhe Courtney Kardashian, si dhe Cher, baballarët e të cilave kanë qenë amerikanë me origjinë armene.

Në kinematë amerikane, “Premtimi” do të nisë të shfaqet nga data 21 prill.

Top Channel