Ushtria e qeshur koreano-veriore

13/04/2017 00:00

Janë krenaria e liderit të tyre dhe janë burrat e gratë tek të cilët Kim Jong-un do të mbështetet nëse do të sulmohet ndonjë ditë nga Donald Trump.

Edhe pse kërcënimi i luftës duket i afërt, kjo gjë nuk i pengon ushtarët e Koresë së Veriut që të jenë të qeshur e të gëzuar, ashtu siç duken në fotot e mëposhtme.

Trupat shihen të lumtur duke parë shfaqje delfinësh apo duke u argëtuar në parqe lojrash.

Ushtarakët koreano-veriorë duhet të mbajnë veshur uniformën e tyre edhe jashtë detyrës dhe kjo është arsyeja e këtyre fotove paksa të çuditshme.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel