Mbledhja e dy qeverive, Nishani: Vëmendje Luginës së Preshevës

12/04/2017 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Nishani e siguroi zotin Hoxhaj për mbështetjen e pakursyer të institucioneve shqiptare, për të mundësuar në një kohë sa më të shpejtë anëtarësimin e Kosovës në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe avancimin e agjendës evropiane të saj.

Kreu i shtetit theksoi rëndësinë që në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive të diskutohet dhe të bëhen hapa konkretë për të ndihmuar në aspektin social, ekonomik, kulturor dhe arsimor shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë, duke marrë si shembull praktikat më të mira evropiane.

Top Channel