Panos Kammenos viziton trupat greke në Kosovë

12/04/2017 00:00

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos vizitoi të martën trupat greke që operojnë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës.

Në fjalën e mbajtur para ushtarëve grekë, Kammenos dënoi ato që i quajti “retorika nacionaliste dhe luftënxitëse” të Turqisë dhe u ndal tek vendosmëria e Athinës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kammenos tha se Greqia po rifizon ngadalë rolin që i takon në rajon, atë të balancimit të forcave në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

Në këtë vizitë, Kammenos nuk u takua me asnjë zyrtar të Prishtinës. Greqia është një ndër pesë vendet e Bashkimit Europian që nuk ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Top Channel