Blejnë tankun online, gjejnë 5 kallëpe ari

12/04/2017 00:00

Nick Mead dhe Todd Chamberlain prisnin të gjenin maksimumi ndonjë armë në brendësi të një tanku irakian, të cilin e blenë në Ebay për 30 mijë paund, por ajo çfarë gjetën i ka lënë tërësisht pa fjalë.

Mead, i cili drejton një kamp me tanke për argëtim në  Helmdon të Britanisë, po filmonte kërkimin e bashkëpunëtorëve të tij ndërsa po kontrollin çdo hapësirë të lirë në brendësi të tankut.

Ata gjetën brenda 5 kallëpe ari, vlera e të cilave i kalon 2 milionë paund.

Por bërja publike i këtij zbulimi, nuk ka qenë aspak favorizues për “zbuluesit”, sepse lingotat u janë sekuestruar dhe nëse do konfirmohet se ato janë vjedhur gjatë pushtimit të Kuvajtit nga Iraku në fillim vitet ’90, do u kthen pronarëve të ligjshëm.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel