“Daily Mail” dëmshpërblen Melania Trumpin

12/04/2017 00:00

Gazeta “Daily Mail” dhe faqja e saj në internet “Mail Online” do t’i paguajnë dëmshpërblim Zonjës së Parë amerikane, Melania Trump, për t’i dhënë fund padisë për pretendime të rreme për punën e saj si modele.

Palët ranë dakord para një gjykatësi britanik në Gjykatën Mbretërore, megjithëse shuma e dëmshpërblimin nuk bëhet e ditur.

Në deklaratën para gjyqit thuhet se, artikulli i “Daily Mail” kishte akuza të rreme se Melania Trump, veçse modele kishte ofruar edhe shërbime të një lloji tjetër, duke lënë të kuptohet për ato seksuale.

Vet titulli i artikullit ishte mjaft domethënës, pasi në të shkruhej e kaluara pikante e Melania Trump. “Daily Mail”, pas padisë së zonjës Trump tha se ka rënë dakord që të paguajë dëmshpërblim dhe kërkoi falje për artikullin me pretendime të rreme.

Gjithsesi, kjo s’është hera e parë dhe nuk do të jetë as e fundit për “Daily Mail” që publikon artikuj të tillë, mjafton që të jetë një nga gazetat më të shitura në Britani.

Sipas ekspertëve, megjithëse nuk dihet shuma e dëmshpërblimit, nëse e shkuara shërben si tregues, gjobat nuk janë asgjë në krahasim me fitimet disamilionëshe të “Daily Mail”, e cila jo më kot ka reputacionin si një nga tabloidët më të ndjekur në planet.

Top Channel