Çiftet e famshëm që kanë kaluar testin e kohës (FOTO)

12/04/2017 00:00

Në botën e showbiz dëgjojmë shpesh për ndarje dhe lidhje mes njerëzve të famshëm, por ka dhe nga ata që e kanë kaluar testin e kohës dhe që ende janë të dashuruar me njëri tjetrin.

Hughe dhe Deborra Jackman
Hughe Jackman ka bërë një dedikim të mrekullueshëm për bashkëshorten Deborra në 21-vjetorin e martesës së tyre. “Për dashurinë e jetës sime. 21 vite të lumtura. Të dua me gjithë zemrën time”, shkruan ai.

Jon Bon Jovi dhe Dorothea
Martesa e Bon Jovi me Dorothea është shumë e fortë prej 25 vjetësh dhe rokeri ka një sekret të thjeshtë për jetëgjatësinë e lidhjes. “Qëllova që herën e parë”, ka thënë ai për People në 2015 duke thënë spër Dorothean e tij: “Ajo është më e mirë, e adhuroj”.

David dhe Victoria Beckham
Mund të jenë çifti më i fotografuar që është parë ndonjëherë. Ylli i futbollit nisi të takohet me stilisten në kohën kur ajo ishte pjesë e grupit Spice Girls. Çifti u martua në 1999 dhe nuk janë ndarë që atëherë. Sekreti i lidhjes së tyre të suksesshme? “Jemi bashkë prej 18 vjetësh, të martuar prej 16 vjetësh. Ti i beson gjykimit të tjetrit. Mendoj se kjo ka funksionuar për ne”, ka thënë David, baba i katër fëmijëve.

Tom dhe Rita Hanks
“Nuk më besohet akoma që gruaja ime është ende me mua”, ka thënë Hanks për People mbi martesën e tij 28-vjeçare me Ritën. “Nëse do të ishim në gjimnaz, dhe unë do të isha shakaxhi, nuk do të kisha kurajon të flisja më të”, vijon ai.

Sarah Jessica Parker dhe Mathew Broderick
Parker dhe Broderick ia atribuojnë martesën e tyre të suksesshme privatësisë. “Sekreti është që ne nuk e diskutojmë atë. As tek reporterët as tek ndonjë tjetër. Kjo është!”, ka thënë aktorja për Huffington Post.

Goldie Hawn dhe Kurt Russell
Dhe pse janë bashkë që prej 1983, ata nuk u martuan, një vendim që vazhdojnë ta kenë për një arsye të mirë. Hawn ka thënë: “Një marrëdhënie që zgjat nuk është martesa. Por përputhshmëria dhe komunikimi. Dhe ti dëshiron që këto të dyja të jenë në rregull”.

Sarah Michelle Gellar dhe Freddie Prinze jr.
Ne nuk ngopemi kurrë së parë superçiftin e viteve ’90, të cilët shfaqen rregullisht në Instagramin e Gellar. Çifti u martua zyrtarisht në vitin 2002.

Calista dhe Harrison Ford
Pasi u takuan në ndarjen e çmimeve Golden Globe në 2002, çifti nisi një lidhje që zgjati 8 vite para se të martoheshin në 2010. “Ata janë shumë mirë me njëri tjetrin”, ka thënë një burim për People.

FOTO GALERI
1/8
Hughe dhe Deborra Jackman

Top Channel