Tifozët e Dortmundit presin në shtëpi ata të Monakos

12/04/2017 00:00

Futbolli është i mrekullueshëm dhe bëhet unik kur shikon vëllazërinë mes tifozerive të ndryshme para, gjatë dhe pas një ndeshjeje.

“Në fund të fundit, futbolli është ky. Jo titujt, jo golat dhe jo milionat”. Me këtë shkrim shoqërohej një nga fotot e mbrëmjes së trazuar të Dortmundit, ku autobusi i skuadrës Borussia Dortmund u trondit nga tre shpërthime pranë tij gjatë rrugës për në stadium, aty ku do të luhej ndeshja ndaj Monaco.

5 tifozë që darkojnë bashkë qetësisht. Nuk ka asgjë të veçantë këtu, përveç faktit që janë tifozë gjermanë që kanë pritur në shtëpi ata francezë, mbështetës të Monaco, të cilët nuk kishin ku ta kalonin natën pasi ndeshja u shty për sot.

Ishte Borussia Dortmund ajo që mori një iniciativë me “hashtag”-un #bedforawayfans (shtrat për tifozët miq), për të mirëpritur francezët në pritje të ndeshjes së sotme.

Fotot janë postuar nëpër rrjetet sociale. Imazhe vëllazërie, vlerash dhe solidariteti. Ky është futbolli…

FOTO GALERI
1/6

Top Channel