Ngjarja në Dortmund, tifozët e Monacos solidarizohen me gjermanët

11/04/2017 00:00

Ngjarja e ndodhur në Dortmund të Gjermanisë, ku tri shpërthime bombe tronditën autobusin e lojtarëve të ekipit gjerman që po shkonin drejt stadiumit “Signal Iduna Pak”, për t’u ndeshur me rivalët e Monacos në çerekfinalen e parë të Championsit, është pritur me ankth mes tifozëve të pranishëm në stadium.

Megjithatë, ajo që të bie në sy është se të gjithë tifozët miq të ardhur nga Principata e Monacos u solidarizuan me ekipin kundërshtar, i cili pati një lojtar të plagosur lehtë në duar e këmbë nga shpërthimi dhe thyerja e xhamave të autobusit, mbrojtësin spanjoll Marc Bartra.

Tifozët e Monacos kanë brohoritur në kor emrin e skuadrës së Dortmundit, të shoqëruar me duartrokitje, duke marrë edhe vlerësime, ndërkohë që tifozët e Dortmundit prisnin nga momenti në moment të informoheshin për ngjarjen.

Top Channel