Neymar nuk do të luajë “Klasiken”

11/04/2017 00:00

Neymar nuk do të luajë në ndeshjen Real Madrid-Barcelona.

Komiteti i Garave në Federatën Spanjolle të Futbollit e ka dënuar me 3 ndeshje pezullim sulmuesin brazilian të katalanasve për kartonin e kuq të marrë ndaj Malagës në fundjavë.

Një ndeshje pezullim për dy kartonët e verdhë dhe dy ndeshje pezullim për duartrokitjen ironike ndaj gjyqtarit të katërt kur po dilte nga fusha e lojës.

Neymar do të mungojë në ndeshjet ndaj Real Sociedad, Real Madrid dhe Osasuna.

Top Channel