Tahiri: Nisim dialogun pasi të lirohet Haradinaj

11/04/2017 00:00

Ministrja për Dialogun në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha gjatë kësaj të marte se dialogu me Beogradin mund të vazhdojë pasi të lirohet dhe të kthehet në Kosovë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe pasi Kuvendi të shfuqizojë rezolutën për pezullimin e bisedimeve.

Këto komente, ministrja Tahiri i bëri pas raportimit në Komisionin për Stabilizim-Asociim, ndërsa shprehu besimin se Haradinaj do të lirohet, pasi po mbahet padrejtësisht në Francë.

“Në momentin kur hiqet pezullimi, – e kjo do të ndodhë në momentin kur do të lirohet udhëheqësi i AAK-së, Ramush Haradinaj, – atëherë Kosova duhet të vazhdojë t’i përmbushë detyrimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe, në kuadër të saj, edhe të dialogut të Brukselit”, u shpreh Tahiri.

Top Channel