CEO i “United Airlines”: Ishte problematik e luftarak

11/04/2017 00:00

Kompania ajrore amerikane “United Airlines” mori kritika të forta, madje pësoi edhe një humbje prej 2% në bursa, pasi u publikuan video të një pasagjeri që nxirrej me dhunë nga një prej fluturimeve të saj.

Ngjarja ndodhi në avionin që do të nisej nga Chikago drejt Louisville, e me dhjetëra pasagjerë dëshmuan brutalitetin e agjentëve të sigurisë, që tërhoqën zvarrë një person që s’kishte bërë asgjë.

Indentiteti i viktimës së dhunës nuk është bërë i ditur, por shumë njerëz në rrjetet sociale, përfshirë pasagjerët e tjerë që dëshmuan dhe filmuan ngjarjen, thanë se ishte një mjek me origjinë vietnameze që jetonte prej dy dekadash në SHBA.

Komapnia “United Airlines”, ndërsa tha se i vjen keq për incidentin, mbrojti veprimet e saj, duke theksuar se pasagjeri ishte problematik dhe luftarak. Por, i tillë do të ishte kushdo që nxirrej pa të drejtë nga një fluturim.

Pasagjerët e tjerë treguan se avioni ishte i mbushur plot dhe përfaqësues të kompanisë kërkuan 4 vullnetarë që t’i lironin vendin 4 anëtarëve të personelit të tyre. Ndërsa askush nuk bëri përpara, kompania zgjodhi vet dhe drejtoi gishtin te mjeku aziatik dhe gruaja e tij.

Ndërkohë, mediet merikane raportojnë se Departamenti i Aviacionit në Chikago ka pezulluar një prej 3 agjentëve të sigurisë dhe po heton ngjarjen, për shkak se ajo që shihet në video nuk përkon me asnjë procedurë standarde.

Top Channel