Largimi i Ecclestone nga F1, optimizëm për të ardhmen në Kinë

11/04/2017 00:00

Largimi i Bernie Ecclestone dhe kalimi i pronësisë së Formiula 1 në duart e Liberty Medias i ka kënaqur jashtë mase organizatorët e Çmimit të Madh të Kinës.

Këta të fundit janë shprehur se me këto ndryshime rriten ndjeshëm shpresat që gara e Shanghait të qëndrojë në kalendarin e këtij kampionati.

Kontrata mes tyre dhe drejtuesve të rinj të Formula 1 nuk është rinovuar ende, por fundjavën e kaluar është zhvilluar një takim me Shefin e ri ekzekutiv të Formula 1 Chase Carey duke bërë që në Kinë të rritet optimizmi në këtë pikë.

“Ende nuk kemi folur për detajet, takimi ishte më shumë për aspektin sportiv dhe sesi mund të promovohet më mirë ky kampionat këtu”, tha Jiang Lang, kreu i kompanisë promovuese të garës së Kinës, Juss Event-kohët e fundit, ky kampionat u shënua me një ulje të ndjeshme të audiencës në mbarë botën. Por u takuam me  Carey që ka eksperiencë në fushën mediatike dhe që është më tolerant e mendjehapur. Ai shfaqi dëshirën që t’u japë më shumë kompetenca organizatorëve të garave.

Top Channel