E ardhmja e Sanchez? Kiliani, drejt kalimit te Man. City

11/04/2017 00:00

Manchester City mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alexis Sanchez. Sipas asaj që publikohet në median britanike, te Citizens janë të bindur se do të mund të nënshkruajnë me sulmuesin kilian të Arsenalit duke përfituat nga fakti që ai ende nuk e ka rinovuar kontratën me “Topçinjtë” e Londrës.

Gjithnjë sipas medias britanike, drejtuesit e Manchester Cityt duhet të derdhin në arkat e Arsenalit 58.8 milionë euro për të bindur këtë klub të lejojë transferimin e Sanchez të Ettihad Stadium.

Nëse kjo lëvizje do të bëhet, Sanchez do të bashkohet me shokun e tij të skuadrës te përfaqësuesja e Kilit, Claudio Bravo si dhe me trajnerin Pep Guardiola të cilin e njeh mjaft mirë pasi ka punuar me të gjatë periudhës që ata ishin te Barcelona.

Pavarësisht krizës që po përjeton Arsenali, për Scnhez ky sezon në aspektin individual konsiderohet mjet pozitiv. Sulmuesi 28 vjeçar në 41 ndeshjet e luajtura deri tani ka shënuar 22 gola dhe ka dhënë 18 asist.

Top Channel