Mjaft i inatosur që bashkëshortja ndërroi mbiemrin pas divorcit, është hakmarrë duke ia mbushur makinën plot me beton.

Ai ka thënë se kishin mosmarrëveshje në martesë me gruan e tij, por fakti që ajo ndërroi mbiemrin ishte fundi për të.

Një dëshmitar okular filmoi gjithçka me telefon në Shën Petërsburg të Rusisë. Në pamje duket se ai është duke hedhur beton në mjetin e gruas me një betoniere.

Ajo që i vuri vulën  lidhjes së tyre ishte kur gruaja ndërroi mbiemrin e bashkëshortit me atë të një supermarketi që për ironi quhej Veniy (shqip: besnik).

E në fakt, supermarketi kishte premtuar të paguan 50 mijë rubla në muaj për çdo klient që ndryshonte ligjërisht mbiemrin sipas firmës së tyre.

Së fundmi raportohet se ajo ka pranuar që nuk i ka qëndruar besnike të shoqit, duke sjellë dhe hakmarrjen e tij.  Ai donte të mbushte makinën e saj me beton, pasi e dinte që ishte pika e saj e dobët, të cilën e mbante pastër, si brenda ashtu dhe jashtë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel