Tifozët vlonjatë revoltohen për gjendjen e ekipit

11/04/2017 00:00

Ndeshja midis Flamurtarit dhe Skënderbeut ishte mjaft e tensionuar, ndërsa u ndërpre nga gjyqtari pas sharjeve në drejtim të tij.

Lojtarët e Flamurtarit pas ndeshjes shkuan për të qetësuar tifozët e acaruar dhe për të biseduar për situatën e krijuar në klubin vlonjat.  Por protesta e tifozëve vijoi para stadiumit me thirrjet kundër FSHF, dhe Armand Dukës.

Turma u zhvendos nga policia, e cila kishte dërguar në stadium rreth 300 forca.  Tifozët e acaruar u konfrontuan edhe me gjyqtarët, që ashtu si autobusi i Skënderbeut u shoqëruan nga policia për të shmangur konflikte të mundshme.

Trajneri i Flamurtarit Duro thekson se situata është e vështirë por lufta për mbijetesë në superiore mbetet e hapur deri në fund

“Dëshira ime ishte që ne të fitonim sot, por pavarsisht kësaj, ne jemi akoma në valle për mbijetesë, bashkë me Laçin dhe 2-3 ekipe të tjera. Do të përpiqemi deri në fund dhe kam bindjen që do t’ia dalim të mbijetojmë”, tha trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro.

Javën e ardhshme Flamurtari do të luajë në Gjirokastër me Luftëtarin, ndërsa Skënderbeu do të presë Korabin.

Top Channel