“Më vrisni!”

10/04/2017 00:00

Kompania ajrore “United Airlines” po kritikohet ashpër pas një videoje të publikuar online që tregon një pasagjer tek nxirret nga avioni duke u tërhequr zvarrë.

Arsyeja? Avioni ishte pa asnjë vend bosh dhe kompania kërkonte të dërgonte një nga punonjësit e saj në udhëtim.

Pasi kërkoi nëse kishte vullnetarë që mund të shtynin fluturimin për një ditë tjetër, “United” zgjodhi një pasagjer duke e detyruar të mos fluturonte me biletën që kishte blerë.

Në një video të publikuar më pas, pasagjeri duket i gjakosur. Ndërsa kompania, u detyrua të kërkojë falje mes zemërimeve të mëdha pas videove të shfaqura.

Top Channel