Superkupa në basketboll, triumfon Tirana me shkallët e boshatisura

10/04/2017 00:00

Superkupa e Shqipërisë në basketbollin e meshkujve është fituar nga skuadra e Tiranës, e cila arriti që të mposhtë Vllazninë pas një ndeshjeje të dominuar totalisht.

Ekipi kryeqytetas ia doli të likujdojë shkodranët me rezultatin 85-59 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, aty ku në shkallë nuk kishte asnjë tifoz për shkak të dënimit prej trazirave para pak ditësh.

Ekuilibri mbizotëroi pak minuta në parket pasi bardheblutë morën avantazhin, por u detyruan ta lëshonin sërish në periodën e dytë.

Shifrat ndryshuan sërish me Tiranën që ngadalë formalizoi edhe avantazhin final prej 26 pikësh që i dha trofeun.

Top Channel