Sadiku, sërish në formacionin e javës

10/04/2017 00:00

Kur ai u transferua te Lugano, ekipi ishte në krizë rezultatesh dhe rrezikonte seriozisht rënien në kategorinë e dytë në Zvicër, por tashmë Lugano është shndërruar në një skuadër pretendente për një vend në Europa League.

Armando Sadiku është kthyer në lider të skuadrës së drejtuar nga ish-ndihmësi i De Biasi-t, Tramezzani.

Në 8 ndeshje që ka luajtur me skuadrën e Luganos, sulmuesi kuqezi ka arritur të shënojë 6 gola. Paraqitja e shkëlqyer e bërë në ndeshjen e fundit, ku skuadra e tij fitoi 4-2 ndaj Sionit, nuk ka kaluar pa u vënë re edhe gazeta prestigjioze Blick, e cila e ka përfshirë në formacionin e javës.

Armando Sadiku arriti shënoi golin e katërt në këtë ndeshje ndërsa asistoi në një nga golat e shënuar nga Alioski, i cili realizoi tre të tillë në këtë ndeshje.

Top Channel