Futbollistët që kanë dëmtuar ligamentet e të dy gjunjëve

10/04/2017 00:00

Një nga dëmtimet më të zakonshme për një futbollist është dëmtimi i gjurit. Ndrydhje, dëmtim menisku, tendine apo ligamentesh, shumica e lojtarëve kanë pasur probleme me gjurin gjatë karrierës.

Bëhet fjalë për një nga dëmtimet më të frikshme për profesionistët, pasi rekuperimi merr disa muaj. Të gjithë mbajnë mend dëmtimet e brazilianit Ronaldo, ndërsa vitet e fundit është Giuseppe Rossi ai që është dëmtuar rëndë jo vetëm në një, por në të dy gjunjët.

Le të kujtojmë 10 futbollistët që kanë operuar të dy gjunjët gjatë karrierës:

FOTO GALERI
1/5
Ronaldo dëmtoi gjurin e djathtë kur luante me Interin dhe gjurin e majtë kur luante me Milanin

Top Channel