Spanja arreston rusin e përfshirë në sulmet kibernetike ndaj SHBA

10/04/2017 00:00

Policia spanjolle ka arrestuar një programues rus, i dyshuar për përfshirje në sulmet kibernetike ndaj zgjedhjeve amerikane.

Lajmi njoftohet nga raportime të medieve spanjolle, të cilat e identifikojnë rusin si Pyotr Levashov, i arrestuar më 7 prill në Barcelonë, që është rikthyer në paraburgim.

Një burim anonim nga institucionet e drejtësisë tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se Levash ishte subjekt i një kërkese ekstradimi nga Shtetet e Bashkuara. Kërkesa pritet të shqyrtohet nga Gjykata Penale Kombëtare e Spanjës, shtoi më tej agjencia.

“El Confidencial”, një faqe interneti spanjolle, njofton se urdhërarresti për Levashovin është lëshuar nga autoritetet amerikane për shkak të dyshimeve se ai është përfshirë në sulmet kibernetike që ndihmuan fushatën e Donald Trumpit.

Disa ekspertë të kibernetikësh, përfshi Brian Krebs, e kanë lidhur gjithashtu Levashovin me një kryemafioz rus të dërgimit të shumëfishtë dhe pa dallim të mesazheve “spam”, i cili përdor pseudonimin Peter Severa.

Top Channel