Aksident në Kamëz, në gjendje të rëndë këmbësori

10/04/2017 00:00

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz, ku një automjet është përplasur me një këmbësor.

Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spital, e nga sa raportohet është në gjendje të rëndë shëndetësore, në sallën e operacionit.

Sipas një dëshmitari që ka shkruar në rubrikën “Ti Raporton”, këmbësori nuk e ka vënë re makinën teksa përpiqej të kalonte rrugën, ndërsa shoferi i automjetit, edhe pse ka frenuar për të shmangur përplasjen, nuk ia ka dalë dot.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të mësuar më shumë mbi këtë aksident.

Top Channel