Dëmtim i paprecedentë i barrierës koralore

10/04/2017 00:00

Humbja e paprecedentë e ngjyrës së koraleve në vitet e fundit ka dëmtuar dy të tretat e barrierës së madhe koralore në Australi. Sipas vëzhgimeve nga qielli, humbja e ngjyrës, ose reduktimi i algave, prek 1.500 km gjatësi të barrierës.

Dëmtimet janë të përqëndruara më së shumti në pjesën e mesit të barrierës, sipas shkencëtarëve. Ata druajnë se koralet e dëmtuara kanë pak mundësi për të rimarrë veten dhe ftojnë qeveritë të reagojnë me urgjencë ndaj ndryshimeve klimatike, në mënyrë që të pengohet dëmtimi i mëtejshëm i barrierës koralore.

Rreth 800 korale në 8.000 kilometra shtrirje janë vëzhguar nga ekspertët dhe vetëm pjesa jugore e barrierës së madhe koralore ka rezultuar e paprekur.

Barriera, një koleksion i madh i mijëra koraleve që shtrihet nga cepi verior i Queenslandit deri në qytetin jugor të këtij shteti Bundaberg, është shpallur pjesë e trashëgimisë botërore në vitin 1981.

Kombet e Bashkuara thonë se ai është vendi me biodiversitetin më të madh ndër të gjitha sajtet e trashëgimisë botërore dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme shkencore.

Top Channel