Astronautët e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar e mbyllin misionin e tyre me uljen në aerodromin e Kazakistanit. Pas 173 ditësh në kozmos, amerikani Shane Kimbrough dhe rusët Andrei Borisenko e Sergei Ryzhikov përgatiten tashmë për kthimin në Tokë.

Astronautët shkëmbyen përqafime e shkrepën foto përpara se të mbyllnin derën hermetike të strukturës. Zëvendësuesit e tyre, Jack Fischer i NASA-s dhe Fyodor Yurchikhin i “Roscosmos”, duhet të mbërrijnë në datën 20 prill në stacionin që vërtitet në orbitë në një largësi prej 400 km nga planeti ynë.

Agjencitë hapësinore amerikane dhe ruse vendosën ta zgjasnin me 3 muaj të tjerë misionin e astronautes Peggy Ëhitson, në mënyrë që të plotësohet vendi i tretë i ekuipazhit, e njëkohësisht edhe ai i komandantit të misionit.

Kjo është hera e dytë që 57-vjeçarja merr në ngarkim stacionin 100 miliardë dollarësh, një projekt shumëkombësh ky i drejtuar bashkërisht nga NASA dhe “Roscosmos”.

Në misionin e fundit përpara këtij, zbritja e kapsulës “Soyuz” u krye rreth 3 orë pasi ekuipazhi i anijes u shkëput nga orbita e “ISS”-së, duke i dhënë fund kështu ekskursionit të tyre 6-mujor në hapësirë.

Top Channel