Gafa e portierit në minutën e 93

10/04/2017 00:00

Gjithçka ishte mbërthyer në një barazim 2-2 ku kishin mbetur më pak se 100 sekonda nga fundi i ndeshjes Chivas-Puebla dhe portieri i skuadrës mike realizon gafën që ndëshkoi ekipin e tij.

Cristian Campestrini mendoi të fitonte sekonda, por ndëshkoi skuadrën e tij. Ai e nis topin duke e lëshuar nga duart në zonë, por pas tij ndodhej një prej sulmuesve kundërshtar, i cili tregohet mjaft dinakë, duke rrëmbyer topin e më pas e pati të lehtë ta dërgonte në rrjetë.

Ndeshja ishte e vlefshme për kampionatin meksikan të futbollit dhe vendasve u nevojit një gafa qesharake e portierit mik për të dalë triumfues nga kjo sfidë.

Top Channel