Mos t’ju shkojë në mendje të përdorni më ashensorin (VIDEO)

10/04/2017 00:00

Video virale e një personi që përdor ashensorin është postuar në Imgur, dhe do ju bëjë që të përdorni shkallët në vend të tij.

Video e tmerrshme tregon personin i cili po priste të hipte në ashensor, por gjithçka shkoi keq.

Ai ishte duke parë telefonin në momentin kur do hipte dhe nuk e kishte mendjen se çpo ndodhte.

Dyert e ashensorit ishin hapur kur ashensori filloi të ngjitej. Ai tentoi të hipte dhe u përplas në dyshemene e ashensorit që nisi të lëvizte.

Fatmirësisht ai mundi të largohej nga ashensori duke rënë në dyshemenë e katit ku ndodhej. Për më tepër ata që panë videon morrën dhe një mësim, mos të shikojë kurrë telefonin kur duan të hipin në ashensor.

Top Channel