Një pishinë e jashtme mes qiellit dhe tokës, në të cilën mund të ecësh dhe të notosh për disa metra mes asgjësë. Kjo, falë një lastre peçikllasi, 20 centimetra të trashë.

Ajo ndodhet në lartësinë e 153 metrave mbi tokë, në “Preston Street” në qytetin e Houstonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përfundimisht nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga akrofobia, ose frika nga lartësitë.

Pishina ndodhet ne një ndërtesë banimi, në katin e 40 të saj. Sidoqoftë, ata që nuk janë trima aq sa duhet për të provuar pishinën e qelqtë, nuk duhet të trishtohen, pasi ka një tjetër pishinë të zakonshme në katin e katërt për ta.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel