Demonstrim pro Europës mes Francës e Gjermanisë

10/04/2017 00:00

Demonstruesit proeuropianë nga Franca dhe Gjermania u mblodhën për të demonstruar unitet. Me flamujt e Bashkimit Europian në duar, ata këndonin himnin europian “Ode to Joy” në urën që lidh Këlnin në Gjermani me Strasburgun në Francë.

“Unë kam lindur në Europën lindore dhe kam ardhur në Gjermani kur isha fëmijë. E shoh Europën si një mundësi për të jetuar në një mënyrë të hapur, pa kufij e barriera. Kjo është shumë e ndryshme nga ajo që unë kam kaluar kur isha fëmijë”, tha një demonstruese.

“Unë jam këtu sepse mendoj se është një ide e mirë. Unë mbështes Europën. Besoj se ne kemi përfituar shumë nga Europa dhe se duhet t’i lëmë fëmijëve tanë një Europë më të mirë”, tha një burrë.

“Unë besoj tek Europa dhe dua që ajo të vazhdojë të ekzistojë. Ndaj jam këtu, që t’i tregoj botës, politikanëve dhe gjithkujt, se Europa është ende e gjallë. Shumë njerëz besojnë tek Europa”, tha një tjetër demonstruese.

Organizatorët thanë se rreth 2.000 vetë morën pjesë në demonstrimin e quajtur “Pulsi i Europës”. Demonstrimi vjen ekzaktësisht dy javë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze, ku sipas sondazheve, kandidatja e së djathtës ekstreme antieuropiane, Marine Le Pen pritet të fitojë duke shkuar në balotazh.

Gjermania, ndërkohë, mban zgjedhjet federale në shtator.

Top Channel