Po regjistron jo pak sukses dhe rrjedhimisht edhe fitime një dyqan akulloreje në qytetin e Meksikos, që në fakt, shet ëmbëlsira të ngrira posaçërisht për kafshët.

Pronari Mauricio Montoya thotë se akulloret për qentë, që vetë ai i ka krijuar, janë të sigurta për tu konsumuar edhe nga njerëzit, por ai i ka dizenjuar ato posaçërisht për qentë dhe ato i ndihmojnë edhe për sistemet e tyre tretëse.

Akullorja bëhet me qumësht natyral dhe me bakteren laktobacil, që ndihmon në tretje, ndërsa akullorja normale mund të shkaktojë dhimbje barku dhe diarre tek qentë. Ai e quan akulloren “heladog”, duke kombinuar fjalën spanjolle për akullore (helado) me atë angleze për qentë (dog).

Pronarët e qenve ndërkohë thonë se miqtë e tyre trazovaçë e adhurojnë akulloren dhe shansin që freskohen bashkë me shokët e lojës dhe njerëzit që i duan kafshët. Mos u shqetësoni adhurues të akullores, dyqani i akulloreve Don Paletto, shërben ëmbëlsira edhe për njerëzit po ashtu.

Top Channel