Moto GP, garë e pabesueshme në Argjentinë

09/04/2017 00:00

Maverick Vinales ka fituar edhe garën e Argjentinës, pas garës së parë të kampionatit, në Katar dhe në vend të dytë, ka përfunduar sërish Valentino Rossi.

Kampioni italian, i cili garonte për herë të 350 në karrierë, ka zhvilluar një performancë të shkëlqyer, pasi u nis i shtati dhe e mbylli garën pas Vinales.

Kështu Yamaha konfirmohet dominuese këtë fillim-sezoni, pasi dy pilotët e saj, spanjolli Vinales dhe Doktor Rossi kanë kryesuar në këto gara të para.

Një garë mjaft e çuditshme kjo e Argjentinës, ku vlen të përmendet se Marquez, Pedrosa, Lorenzo e Dovizioso, nuk arritën të përfundojnë garën.

Pista e lagur bëri që edhe këta motoçiklistë me eksperiencë, të rrëshkasin dhe të përfundojnë në tokë.

Gara e radhës e Moto GP, do të zhvillohet në Austin, në Texas, pas dy javësh.

FOTO GALERI
1/15
Marquez, Pedrosa, Lorenzo e Dovizioso, nuk arritën të përfundojnë garën.

Top Channel