Një flotë balonash shumëngjyrëshe, me ajër të ngrohtë, kaluan kanalin anglez në një përpjekje për të thyer rekordin për numrin më të madh të balonave të tilla që e ndërmarrin këtë iniciativë.

Në total, 85 balona morën pjesë në përpjekje. Organizatorët thanë se 82 balona që u nisën nga Doveri, në Kent, ia dolën të mbërrinin në Kale të Francës në më pak se tre orë.

“Është fantastike të jesh në qiell i rrethuar nga kaq shumë balona. Është një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë”, shprehet një prej pjesëmarrësve.

Rekordi i mëparshëm për numrin e balonave që fluturonin mbi kanal, ka qenë 49.

Top Channel