Prishtinë, dy të plagosur nga të shtënat. Largohen autorët

09/04/2017 00:00

Dy të plagosur janë regjistruar pas të shtënave me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës në Prishtinë.

Sipas asaj që thotë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, të shtënat janë dëgjuar në rrugën “Fehmi Agani” rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Të dyshuarit për këtë ngjarje, 3 persona, thuhet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “BMË” me ngjyrë të zezë, duke shkaktuar dëme edhe në 3 automjete të tjera që kanë qenë në lëvizje e sipër në atë kohë.

Ndërkohë njëri prej të plagosurve, i cili ka marrë plagë në kraharor dhe dorë, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjithsesi jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri ka pësuar vetëm gërvishtje.

Hetuesit në vendngjarje kanë gjetur gëzhoja dhe po hetojnë për të zbuluar autorët dhe shkaqet e këtij konflikti. Pas identifikimit, autorët mund të akuzohen për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “dëmtim prone”.

Top Channel