Beteja e Koshares, Thaçi: Hapëm një kapitull të ri

09/04/2017 00:00

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar betejën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare. Ai ka thënë se UÇK-ja ka dëshmuar në Koshare se ka qenë e përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale.

“Në Koshare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dëshmoi se ishte e përgatitur për të ndërmarrë operacione të luftës frontale me forcat serbe”, shkruan presidenti në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, “thyerja e kufirit ndarës Kosovë-Shqipëri hapi një kapitull të ri shumë të rëndësishëm të fitoreve dhe rriti vetëbesimin e ushtarëve tanë”.

Top Channel