Dygolësh i Higuain, Juve merr 3 pikët

08/04/2017 00:00

Pas dopietës kundër Napolit në kupë, Gonzalo Higuain realizon një tjetër dhe i jep 3 pikët Juventusit.

Bardhezinjtë mposhtën 2-0 Kievon, në një takim ku u duk sikur mendja ishte tek sfida e mesjavës, pasi nuk u shpenzuan shumë energji.

Përveç tri pikëve, lajmi i mirë për Allegrin është edhe forma që po kalon sulmi. Dybala ishte në një ditë të mirë dhe thuajse në çdo aksion vendoste në vështirësi mbrojtjen mike.

Po ashtu edhe Higuain, që veç dy golave rrezikoi edhe në dy raste të tjera.

Me këtë fitore, Juventusi shkëputet me 9 pikë nga Roma e vendit të dytë, që luan ditën e dielë. 

Top Channel