Barcelona rrëshqet, Malaga fiton 2-0

08/04/2017 00:00

Barcelona nuk përfitoi nga barazimi i Realit me Atletikon më herët. Katalanasit “rrëshqitën” në fushën e Malagas dhe dolën prej andej me zero pikë.

Vendasit fituan pastër 2-0 falë golave të shënuar nga Ramirez në minutën e 32 dhe Jony në sekondat e fundit të takimit.

Ndërkohë, Barcelona luajti rreth 25 minuta me një lojtar më pak. Braziliani Neymar u largua me kartonin e kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar.

Me këtë humbje, Barcelona venit shpresat për titull, pasi Reali jo vetëm që ndodhet tri pikë larg, por ka edhe dy ndeshje mangut.

Top Channel