Chelsea nuk gabon, Totenhemi mban ritmin

08/04/2017 00:00

Chelsea dhe Antonio Conte vazhdojnë marshimin drejt titullit kampion në Premierligë. Blutë fituan në transfertë ndaj Bournmouthit, duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë presionit të Totenhemit.

Goli i parë ishte një autogol i shënuar nga Smith në përpjekje për të bllokuar një goditje brenda zonës të Diego Costas.

Tre minuta më vonë, Eden Hazard dyfishon rezultatin. Vendasit ngushtojnë diferencën në minutat e fundit të pjesës së parë, një gol që nuk i shpëtoi nga humbja, pasi në të dytën, Marcus Alonso do të vuloste fitoren 3-1 të “Bluve”.

Me këtë fitore Chelsea ruan avantazhin prej 7 pikësh nga Totenhemi i vendit të dytë, që fitoi më herët 4-1 ndaj Watford. 3-1 fitoi edhe Manchester City i Pep Guardiolas, ndërkohë që një gol i Coutinhos dhe një i Firminos brenda dy minutave zhvlerësuan golin e Stokes në takimin me Liverpulin.

Top Channel