Momenti i “mrekullueshëm” i mirësisë

08/04/2017 00:00

Pavarësisht tmerrit të sulmit me kamion në Stokholm, një fotograf ka fiksuar pamjet e një ushtari të forcave speciale që ndihmon një grua të moshuar të kalojë rrugën. Pamjet u bënë virale në rrjetet sociale.

Një person që e kishte ripostuar foton shkruan se mund të ishte fotoja e vitit për lajmet nëse do të ishte bërë përballë dhe jo pas. Një tjetër shkruan: “Pamje e mrekullueshme. Policia dhe paraplegjikët kanë bërë një përpjekje të madhe sot”.

Incidenti është quajtur si sulm terrorist, teksa kamioni hyri me shpejtësi në qendër të Stokholmit, duke lënë të paktën 4 të vdekur.

Top Channel