Sulmi ndaj Sirisë, Trump kthehet në hero për siriano-amerikanët

07/04/2017 00:00

Sirianët në Amerikë kanë lavdëruar të premten sulmin me raketa të Shteteve të Bashkuara ndaj bazës ajrore siriane si një “goditje” në favor të të drejtave të njeriut, por shtuan se duhet të jenë të kujdesshëm si për motivin e presidentit Donald Trump, ashtu edhe për atë që çfarë do të vijë më pas.

Shumë prej atyre që ishin irrituar nga përpjekjet e Trumpit për të ndaluar sirianët, së bashku me shtetas të tjerë të kombeve me shumicë myslimane, të hynin në SHBA, mirëpritën atë që ata e shohin si një rol të ri hakmarrës ndaj vdekjes së shumë civilëve të pajafshëm në sulmin e kësaj jave me armë kimike.

“Duhej të ndërmerrnin veprime, të tregonim disi forcën”, tha Judy Asghar, 25-vjeçar amerikan i lindur nga emigrantë sirianë që jetojnë në Dearborn të Michiganit, epiqendra e një prej komuniteteve më të mëdha arabo-amerikane në Shtetet e Bashkuara.

Disa e quajtën veprimin ushtarak të natës së të enjtes (me orën amerikane, orët e para të së premtes në Siri) si të vonuar, duke shprehur zhgënjimin për refuzimin e ish-presidentit Bashar al-Assad për të sulmuar qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, pas sulmeve me armë kimike të vitit 2013.

“Jam shumë i lumtur që më në fund ndodhi, diçka që duhej të ndodhte vite më parë”, tha Ali Homsi, 59-vjeçar, një inxhinier që shkoi në SHBA nga Siria si student në vitin 1978. Homsi jeton në Tempe të Arizonës, por ka ende familjarë në Siri.

Disa nënvizuan abuzimet me të drejtat e njeriut që kanë karakterizuar luftën civile 6-vjeçare dhe atë që e shohin si pandëshkueshmëri e qeverisë së Assadit dhe forcave proqeveritare të tij.

“Askush nuk po e zbatonte këtë gjë deri dje”, tha Shireen Jasser, një punonjës social nga Houstoni, babai i të cilit ka emigruar në SHBA nga Siria vite më parë.

“I jemi thjesht mirënjohës presidentit Trump që mori këtë vendim të papritur”, tha Jasser, presidente e degës së Këshillit siriano-amerikan të qytetit të saj. Grupi me seli në Uashington mbron “një Siri të lirë, demokratike dhe pluraliste përmes mbështetjes amerikane”.

Disa siriano-amerikanë dhe sirianë në Shtetet e Bashkuara thanë se përgjigjja e Trumpit ndaj sulmit kimik që la të paktën 70 viktima, mes të cilëve shumë fëmijë, e kanë transformuar atë në sytë e tyre.

“Shumë siriano-amerikanë e brohorasin tashmë presidentit, janë të gëzuar për të”, tha doktor Mohammad Kabbesh, 45 vjeç, fizikant i rritur në Damask por që jeton tashmë në Sacramento të Kalifornisë.

Ndërsa një refugjat sirian 49-vjeçar, Motaz al-Afandi nga Teksasi, tha se nëse Trump ndjek një linjë agresive kundrejt Assadit, ai mund t’ia dalë të zgjidhë problemin e refugjatëve.

“Nëse i shpëtojmë Al-Assadit, nuk kemi pse të shkojmë refugjatë gjetkë”, tha al-Afandi, i cili drejton një biznes rimorkiosh në Dallas, e që ka kërkuar azil në SHBA me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e tij, pasi iu largua konfliktit në vendin e tij.

E megjithatë, disa prej atyre që e duartrokitën ndërhyrjen ushtarake, thanë se kufizimi i udhëtimeve i shpallur në janar i ka lënë ata me ndjenja të përziera mbi Trumpin, ndaj dhe refuzojnë ta gjykojnë atë në pritje të hapave të ardhshëm të tij.

“Jemi në udhëkryq”, tha Youmun Alhlou, 23-vjeçar nga San Jose në Kaliforni, që punon si një specialist ligjor në “Google”, prindërit e të cilit kanë emigruar në SHBA nga Siria.

Ka gjithsesi edhe nga ata, që hedhin dyshime nëse Shtëpia e Bardhë po shfrytëzon krizën humanitare, si një justifikim për më shumë luftra jashtë territorit të saj.

“Është pjesë e një plani për të mësyrë më shumë vende për arsye të ndryshme, qoftë për naftën, qoftë për ndikim politik”, tha 31-vjeçari Amir Alshakarna, nga Southfield i Michiganit, i cili u bë nënshtetas amerikan vitin e kaluar e që punon në firmën e ndërtimit të familjes së tij. “Trump që firmosi urdhrin ekzekutiv për ndalimin e refugjatëve, ai është Trumpi i vërtetë”, shtoi ai.

Top Channel