Kubani u përpoq të hynte në “Guinness”, nuk e la policia

07/04/2017 00:00

Policia kubane ka ndërprerë përpjekjen për të vendosur një rekord botëror “Guinness”, për ngarjen e biçikletës më të gjatë, pasi çiklisti nuk kishte lejen e nevojshme.

Felix Guirola u përpoq të ngiste biçikletën e tij 7.5 metra të lartë në një zonë të frekuentuar nga shumë turistë në Havana, afër ndërtesës së Kongresit dhe hotelit shtetëror “Saratoga”.

Pavarësisht tërheqjes së një numri të konsiderueshëm sysh kuriozë dhe pranisë edhe të një zyrtari të “Guinness”-it, që do të verifikonte përpjekjen për vendosjen e rekordit botëror, 53-vjeçari nuk mundi ta përfundonte nismën e tij.

Ai planifikonte që të ngiste biçikletën për 100 metra. Guirola është bërë një legjendë lokale për shumëkënd në Kubë. Për vite të tëra, ai ka ngarë biçikleta të bëra vet nëpër rrugët e Havanës së vjetër.

Sipas faqes së internetit të “Guinness”-it, rekordi aktual është vendosur në vitin 2013 nga një biçikletë 6.15 metra e lartë, e ndërtuar në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel