F1 humbet Malajzinë

07/04/2017 00:00

Që nga viti 2018, Malajzia nuk do të jetë më në kalendarin e Botërorit të Formulës 1. Lajmi u konfirmua nga kryeministri malajzian Naxhib Razak, i cili theksoi se qeveria e tij vendosi të mos e rinovojë kontratën me drejtuesit e këtij kampionati, pasi ky event nuk është më në interes të vendit të tij.

Në një komunikatë për shtyp, Razak nuk harroi që të përmendë ndikimin që pati Botërori i Formulës 1 në promovimin e Malajzisë si një prej destinacioneve më të mira sportive dhe turistike në botë.

Ai shtoi se pavarësisht kësaj, në vitet e fundit ka pasur një rënie të shitjeve të biletave dhe të numrit të turistëve në vend në kohën kur është gara, gjë që, sipas Razak, e bën organizimin e saj akoma më të kushtueshme.

Top Channel