Aksident me vdekje në Fier

07/04/2017 00:00

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi këtë mëngjes në fshatin Libofshë të Fierit.

Rreth orës 04:25, një automjet i drejtuar nga një 35-vjeçar u përplas me murin rrethues të një shtëpie. Si pasojë, shtetasi nga fshati Agim ka marrë plagë të rënda dhe humbi jetën sapo mbërriti në spitalin e Fierit.

Policia po heton mbi shkaqet e aksidentit.

Top Channel