Vale Rossi, 350 gara: Rëndësi kanë fitoret

07/04/2017 00:00

Kampioni i Moto GP, italiani Valentino Rossi, do të zhvillojë garën e tij të 350 në karrierë, këtë të diel, në pistën e “Grand Premio Motol de la Republica Argentina”, të Argjentinës.

Piloti 38 vjeçar, i cili me motorin Yamaha ka zhvilluar 30 gara në kategorinë 125cc, 30 në kategorinë 250cc dhe 289 gara në Moto GP (500 cc).

Në garën e fundit, e cila ishte njëkohësisht edhe e para e sezonit të ri, e zhvilluar më 26 mars, në Katar, Rossi u rendit në vendin e tretë.

“Ndihem krenar që do të garoj për herë të 350, por mendoj se më shumë sesa numri i garave, kanë rëndësi fitoret dhe podiumet”, tha Rossi.

Piloti italian u shpreh i kënaqur për punën e bërë nga Yamaha, me motorin e ri dhe vlerësoi paraqitjen e tij në garën e Katarit.

Pista e Argjentinës, ku do të zhvillohet gara e radhës, duket se është një nga të preferuarat e Valentino Rossit, pasi ka fituar edhe garën e vitit 2015.

“Është një pistë interesante, e cila më pëlqen shumë. Gjithmonë kam zhvilluar gara të mira në këtë pistë, por duhet të shikojmë edhe kushtet e motit, sepse herën e fundit ai ishte i paqëndrueshëm dhe pista ishte e pistë”, tha piloti i Yamahas.

Shifrat e Valentino Rossi-t

Gara             Fitore           Podiume  
249               114                222

Top Channel