Haradinaj, gjykata franceze shtyn për më 27 prill vendimin

06/04/2017 00:00

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Colmarit në Francë kundër udhëheqësit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dikur ish-kryeministër i Kosovës, ka përfunduar pa një vendim.

Trupi gjykues ka njoftuar se vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të kreut të AAK-së do të jepet më 27 prill.

Pas përfundimit të seancës, Haradinaj tha përpara medieve se “jemi në rrugë të drejtë” dhe se “e drejta do të fitojë”.

“E kemi pritur mosmarrjen e vendimit ditën e sotme. Do të presim tashmë edhe tri javë, deri më 27 prill, për të mësuar verdiktin e gjykatës”, është shprehur Haradinaj, i cili mbahet në liri me kusht në Francë, pas arrestimit të 6 janarit mbi bazën e një urdhërarresti serb.

Top Channel