Fier, gjendet e vdekur në tualetin e shkollës 17-vjeçarja

06/04/2017 00:00

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje në një shkollë të Fierit. Sipas të dhënave paraprake, nxënësja me inicialet A.R kishte shkuar në tualetin e shkollës për një nevojë personale dhe nuk ishte kthyer më në klasë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në shkollën “Murialdo”. Nxënësja është gjetur e pajetë nga personeli i institutit arsimor, e shtrirë në dyshemenë e tualetit. Personeli ka lajmëruar ambulancën që e ka shoqëruar 17-vjeçaren në spital.

Nga këqyrja që i është bërë trupit të saj nuk janë konstatuar shenja dhune në trup dhe paraprakisht dyshohet që vdekja të ketë ardhur nga një helmim apo ndonjë problem tjetër shëndetësor. Gjithësesi, pritet përfundimi i autopsisë nga mjeku ligjor.

Top Channel